Google ADS

Premtime të mëdha nga Barcelona

11:20 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernanez, ka premtuar se klubi do të bëjë transferime të emrave të mëdhenj këtë verë.

Hector Bellerin, Marco Veraatti dhe Ousmane Dembele janë të gjithë të lidhur me Barcelonën dhe drejtori konfirmon se emra të mëdhenj do të vijnë në Camp Nou.

“Ne kemi shumë informacion dhe ka shumë punë prapa skenave”.

“Ne do të përforcojmë skuadrën në secilën pozitë dhe do të marrim emra të mëdhenj”.

“Vështirësia më e madhe është cilësia e skaudrës tonë, ku shumë lojtarë frikësohen nëse do të kenë minutazh”.

“Por, ne jemi të kënaqur me transferimet e akluara sepse mendojmë se tash ne do të bëjmë transferime edhe më të mira”, u shpreh Fernandez.

Barcelona transferoi gjashtë lojtarë verën e kaluar, por dështoi ta fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme