Premierliga mund të përballet me një padi ligjore nëse vendos të mos e rrëzojë asnjë klub nga liga këtë sezon, sipas drejtorit të Ligave të Futbollit të Anglisë, Rick Parry, pasi që klubet e Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, do ta kërkojnë promovimin.
Ndeshjet e futbollit dhe seancat stërvitore në Angli kanë qenë të pezulluara që nga mesi i muajit mars shkaku i virusit Covid-19. Ndërsa, shefi i Unionit të Lojtarëve, Taylor, e ka bërë të qartë se ai s’mund ta paramendojë kthimin e futbollit deri në mes të qershorit, transmeton Gazeta Express.
Premierliga e nisi “Projektin e Rinisjes” në tentim për të gjetur mënyrat më të mirë për kompletimin e sezonit 2019/20, përderisa ndeshjet e mbetura prite të zhvillohen në stadiume neutrale në Angli apo edhe në ndonjë vend tjetër.
Shumë klube janë pajtuar me këtë ide, përderisa është propozuar që të mos ketë rënie dhe promovime nga ligat këtë sezon, por vetëm të shpallen kampionet.
Norwichi, Aston Villa dhe Bournemouthi për momentin janë në zonën e rrezikut në Prmeierligë, ndërsa Watfordi, West Hami dhe Brightoni janë duke luftuar për të mos rënë nga liga.
Ndërsa, klubet e Championshipit Leeds dhe West Brom ishin favoritë për ta fituar promovimin automatik në Premierligë. Megjithatë, tani ky promovim është vënë në rrezik, pasi që Premierliga mund të vendosë të mos ketë fare rënie dhe promovime këtë sezon,
Parry ka paralajmëruar se Premierliga do të përballet me akuza të shumta nëse vendos ta bëjë këtë gjë për shkak të shumave të mëdha të parave që klubet i fitojnë kur hynë në Premierligë.
“Premierliga është e vetëdijshme për qëndrimin tonë në këtë pikë. Avokatët do të pasurohen shumë nëse Premierliga s’i rrëzon nga liga tri epike”, ka thënë Parry.
“Do të kishte zemërim të madh nga një numër i klubeve në Championsjip dhe do të shkeleshin rregullat e marrëveshjes trepalëshe”.
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...