Xhiroja e 17-të e Premierë Ligë së Anglisë ka përfunduar sonte (e mërkurë).
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara mbrëmjen e kaluar, shtatë takimet e sotme i kanë dhënë fund xhiros së 17-të në Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja ndërmjet Southamptonit dhe Leicester Cityt prodhoi më së shumti gola, gjithsej pesë. Ish kampioni mposhti me rezultat të thellë 1 me 4 skuadrën në St. Mary’s.
Manchester City demoloi gjithashtu si mysafirë skuadrën e Swanseas duke i shënuar katër gola. David Silva realizoi dy herë, ndërsa Kevin de Bruyne dhe Sergio Aguero gjetën nga një herë portën mbrëmjen e sotme.
Dy ndeshjet, Liverpool – West Brom dhe West Ham – Arsenal, përfunduan pa gola.
Manchester United dhe Tottenhami triumfuan në ndeshjen si nikoqir, ndërsa Evertoni mposhti Newcastlen si mysafirë falë golit nga Wayne Rooney./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...