Google ADS

Premier Ligë miraton masat e reja kundër Covid-19

20:51 | 14 Dhjetor 2021
KRG

Kohëve të fundit janë infektuar me covid-19 shumë lojtarë dhe staf teknik të klubeve angleze.

Premier Liga ka marrë vendim se tashmë lojtarët dhe stafi i skuadres, duhet kryer çdo ditë testin për Covid-19 për të pasur akses në kampet stërvitore.

Liga angleze konfirmoi të hënën se kishte regjistruar një rekord prej 42 rasteve pozitive në shtatë ditët e mëparshme, kështu që tani dëshiron të ndalojë numrin në rritje të rasteve pozitive, që tashmë ka çuar në shtyrjen e lojërave.

Sipas mediave angleze, përveç testeve ditore,  lojtarët dhe stafi teknik janë të detyruar të kryejnë edhe një test PCR të paktën dy herë në javë.

Duke filluar nga dita e mërkurë, tifozët poashtu duhet të paraqesin prova që janë të vaksinuar me të dyja dozat, apo të kenë më vete testin negativ për të lejuar prezencën e tyre në stadiume, ku edhe numri  i tifozëve është i kufizuar dhe nuk lejohen më shumë se 10 mijë njerëz brenda. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme