Për shkak të shumë rasteve në dhjetor, masat ishin ndërmarrë si kundërpërgjigje për Omicron
Të premten, Premier Liga zyrtarisht ka larguar të gjitha masat për Covid-19, të cilat ishin ndërmarrë në dhjetor.
Beckham zbulon sekretin e gruas së vet: Ka 25 vjet që e ha ushqimin e njëj…
Të lodhur nga tullacia? Rritni flokë të rinj në 8 minuta!
Me marrjen e masave ata kishin synuar që të luftojnë përhapjen e madhe të Omicronit gjatë periudhës së Krishtlindjeve në Angli, kurse në një takim që është mbajtur të enjten u vendos që të merret një vendim për heqjen ose jo të masave.
Masat bën që 22 ndeshje në Premier Ligë të shtyhen, mirëpo tani gjërat janë nën kontroll sa i përket Omicron pasi që vetëm 22 teste pozitive kanë qenë me virus në javën e fundit.
Përdorimi i maskave nuk do të jetë më i obligueshëm në stadiume, derisa për momentin nuk ka nevojë që të këtë trajtime apo masa tjera shtesë.
Testet antigjen, që bëheshin dy herë në javë do të kthehen vetëm në rast se shtohen rastet si në dhjetor, derisa përdorimi i distancës sociale në ambiente të mbyllura ende vlen si masë.
Zhvillimet e fundit vinë një ditë pasi që Qeveria Britanike tha se ka për qëllim që t’i jep fund periudhës së vet-izolimit për të infektuarit me Covid-19 nga 20 shkurti.
Ndeshja e Burnley me Watfordin në vikend ishte njëra prej ndeshjeve të shtyra që kanë ndodhur disa herë gjatë muajve të dimrit, kurse detyrë e Premier Ligës mbetet orari i ri i ndeshjeve të shtyra, të cilën gjë do ta bëjnë më lehtë pas heqjes se këtyre masave.
Ky vendim u votua unanimisht nga të gjitha klubet e Premier Ligës të cilat morën pjesë në takimin e lartcekur të enjten.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...