Manchester City është gjobitur me 2.5 milionë euro nga Premier League për shkelje të veçanta nga 115 akuzat e tyre për FFP.
Klubi anglez është tashmë në mosmarrëveshje me Premier League për 115 shkeljet e pretenduara të klubit të rregullave financiare.
Blutë, megjithatë, janë ndëshkuar për një rregull pak të njohur, duke e thyer atë 22 herë në një periudhë prej dy sezonesh.
Klubi është gjobitur me mbi dy milionë euro për 22 shkelje në lidhje me vonesat e fillimit pasi pranoi sanksionin e konfirmuar në një deklaratë nga liga.
Raportime të mëtejshme zbuluan gjithashtu se fillimet e vona përfshijnë rinisjet pas intervalit 15-minutësh të pjesës së parë në ndeshjet e ligës, raporton MailSport.
Në deklaratë thuhej: “Premier League dhe Manchester City FC kanë hyrë në një marrëveshje sanksioni pasi klubi pranoi se kishte shkelur Rregullin L.33 të Ligës Premier në lidhje me detyrimet e fillimit dhe rifillimit (të ndeshjes)”.
“Shkeljet kanë të bëjnë me një numër ndeshjesh të Ligës Premier gjatë sezoneve 2022/23 dhe 2023/24. Rregullat në lidhje me fillimin dhe rinisjen ndihmojnë për të siguruar që organizimi i garës të vendoset në standardin më të lartë të mundshëm profesional dhe ofron siguri për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse. Gjithashtu siguron që të mbahet transmetimi i të 380 ndeshjeve të Ligës në mbarë botën”.
“Siç kërkohet nga rregullat e Ligës Premier, marrëveshja e sanksionit është ratifikuar nga tre anëtarë të Kolegjit të Pavarur Gjyqësor”.
Man City shtoi: “Klubi ka kërkuar falje dhe u ka kujtuar lojtarëve dhe ekipeve drejtuese për prgjegjësitë e tyre”.
Zhvillimi i fundit midis Premier League dhe Man City vjen pasi kampionët në fuqi të Anglisë mbeten të përfshirë në një betejë ligjore mbi shkeljet e supozuara të rregulloreve financiare. /Telegrafi/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe