Prekazi: Paraqitja para tifozëve tanë na jep kurajë

14:11 | 29 Gusht 2017
Arbresh Info

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka publikuar edhe listën e 23 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2019, kundër Norvegjisë, më 1 shtator, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe kundër Gjermanisë, më 5 shtator në Osnabruck.

Përzgjedhësi Prekazi u shpreh i kënaqur me atmosferën që mbretëron në kombëtare si dhe me gjendjen e futbollistëve, megjithëse në krahasim me ndeshjen e kaluar në Norvegji, do t’i mungojë disa futbollistë.

Prekazi ka thënë se janë të vetdijshëm për kualitetin e norvegjezëve, por do të mundohen që gjatë këtyre ditëve të punojnë në përmirësimin e disa gjërave sidomos në aspektin taktik, në mënyrë që në ndeshjen e së premtes të shfaqin lojë shumë më të mirë se sa në Drammen.

“Rezultati në ndeshjen e parë kundër Norvegjisë nuk ka qenë real, pasi kemi bërë lojë shumë të mirë, por ne me disa gabime që i kemi bërë ia kemi mundësuar atyre që të na ndëshkojnë me disa gola. Sidoqoftë, ne do të bëjmë maksimumin që të mos lejojmë gabimet e tilla gjatë ndeshjes së ardhshme dhe nuk dyshoj aspak se këta djemë do të japin më të mirën e tyre. Jam I bindur se kemi potencial dhe asnjëherë nuk do të jemi kafshatë e lehtë për kundërshtarët. Te unë dhe te skuadra ime nuk ekziston fjala frikë. Ne i japim respektin e merituar kundërshtarit, por frikën nuk ia kemi askujt”, ka theksuar Prekazi.

Ai tutje ka thënë se fakti që do të luajnë për herë të parë para tifozëve të vet është një motiv shtesë dhe ka ftuar tifozët që në numër sa më të madh të vijnë dhe t’i përkrahin këta djelmosha.

Në anën tjetër, Ardian Ismajli dhe Ylber Maloku janë shprehur të bindur se nuk do t’i përsërisin gabimet e ndeshjes së kaluar, pasi tashmë kanë përvojë më të madhe në ndeshjet ndërkombëtare.

Sipas tyre ezultati në Drammen nuk ka qenë real, pasi Kosova ka luajtur shumë mirë, por pas kartonit të kuq gjithçk aka ndryshuar dhe këtë e kanë shfrytëzuar norvegjezët. Ata janë të bindur se tash do të jenë shumë më të përqendruar dhe me përkrahjen e tifozëve do të arrijnë të ballfaqohen denjësisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme