Google ADS

Prapa skenave në fotosesionin te Arsenali, Granit Xhaka nuk ndalet së qeshuri

18:55 | 18 Shtator 2018
Arbresh Info

Derisa rivalët e tyre janë duke u përgatitur për Ligë të Kampionëve, në Arsenal të gjithë ishin të buzëqeshur gjatë fotosesionit vjetor të skuadrës.

Skuadra e Unai Emery është në formë të mirë pas tri fitoreve radhazi, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori Granit Xhaka, i cili shënoi supergol në vikend kundër Newcastles, kishte mbetur në gjendje histerike nga bashkëlojtari Henrikh Mkhitaryan derisa Matteo Gunedozi kishte probleme për të ulur flokët e tij nga era.

Si pjesë e fotosesionit pasditen e sotme në St Albans, lojtarët postuan para fotografëve të klubit me fanellat ikonike të kuqe.

Arsenali do të filloj sezonin e tyre në Evropa Ligë mbrëmjen e së enjtes në Emirates ku ata presin skuadrën ukrainase FC Vorskla Poltava./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme