Barcelona sonte do të ndeshet me skuadrën e fundit në tabelë Osasunan.
Trajneri i Osasunas Petar Vasiljeviq ka deklaruar se për ta ndalur Messin futbollistëve të tij do t’u duhen pranga dhe revole.
Ai ka thënë se do të jetë pothuajse e pamundur të ndalet argjentinasi që së fundmi ka shkëlqyer në El Clasico përballë Real Madridit.
“U kam thënë lojtarëve që na duhet një plan për ta ndalur Messin dhe ata më janë përgjigjur që duhet të mbajmë pranga dhe revole në mënyrë që të ndalet ai”, ka deklaruar Vasiljevic në konferencë për media.
“Messi mund të mos vërehet për një periudhë të lojës, por atij i duhen 10 minuta për të bërë atë që ai di më së miri”, ka shpjeguar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...