Cesare Prandelli duket se nuk është optimist sa i përket rifillimit të sezonit në Serie A.
Edhe pse Bundesliga rifilloi dje, Prandelli mbetet i mendimit se Serie A nuk duhet të nxitohet për rikthimin e saj.
Ish trajneri i Sampdoria beson se mund të pritet deri në korrik për të rinisur sezonin, dhe nuk sheh ndonjë arsye pse kjo të mos bëhet.
“Nuk e di pse nuk mund të presim deri sa situata të qartësohet, kështu që pse mos të luajmë në korrik, më mirë sesa në qershor”, ka thënë Prandelli, transmeton lajmi.net.
“Është e vërtetë, futbolli të ndihmon të harrosh shumë gjëra për 90 minuta, por unë nuk mendoj se njerëzit që kanë sportin pasion duan që gjithsesi të shohin ndeshje në këtë kohë”, shtoi trajner që së fundmi drejtonte Genoan.
“Gjithashtu, nuk mendoj se do të frikësohesha të luaja nëse do të isha në një skuadër tani. Por, besoj se na duhet akoma kohë”, shtoi Prandelli.
Serie A planifikon që të rikthehet më 13 qershor.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...