Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i përgatitur për të hequr sulmuesin Karim Benzema nga formacioni startues pas performancava të dobëta.
Sulmuesi francez ka pasur vështirë për të gjetur formën këtë sezon duke shënuar vetëm dy gola brenda 12 paraqitjeve në La Liga dhe përpjekjet e tij të shfaqura në përgjithësi dhe forma e tij aktuale nuk kanë qenë të mjaftueshme për të merituar pozitën startuese, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Benzema do të jetë pjesë e formacionit stuartes edhe në ndeshjet e ardhshme, kundër Celta Vigos dhe Villarrealit për shkak të arritjeve të tij të mëparshme, por në rast se forma e tij nuk përmirësohet ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës startuese.
Zidane thuhet se ka kërkuar që t’i ipet më shumë kohë Marco Asensio dhe Gareth Bales në fushë dhe se e kupton që 30-vjeçari nuk duhet të jetë më pjesë e 11-shes startuese.
Broja Mayoral është një tjetër opsion për skuadrën e trajnerit francez, i cili është nën presion për dështimin e tij për të futur në fushë Asension, Balen dhe Iscon në disfatën e fundit të El Clasicos ndaj Barcelonës./arbresh.info/
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?