Graham Potter e ka nisur rrugëtimin e tij me barazim si trajner i ri i Chelseat.
Londinezët u ndalën në barazim 1-1 nga skuadra austriake RB Salzburg në Stamford Bridges.
Graham Potter udhëhoqi në ndeshjen e tijë të par skuadrën, ku ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi, por jo nga loja.
Anglezi ka folur duke thënë se është i kënaqur nga futbollistët e tij, megjithatë ka lavdëruar edhe kundërshtarët austriak.
“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka duke luajtur me të vërtetë mirë. Ata sulmuan mirë dhe shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira”.
“Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhte për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salzburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo”.
“Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që të shënosh”, tha Potter.
Tutje Potter ka thënë se mënyra qysh futbollistët e tij janë sillë në fushë ishte e shkëlqyer, derisa treguan personalitet të lartë.
“Por mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi”.
“Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, deklaroi Potter pas ndeshjes.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...