Alexis Sanchez ka postuar në rrjete sociale një foto në lidhje me ndeshjen e Arsenalit kundër Bournemouthit por është mbishkrimi i fotos ku bëhet gjithçka interesant.
Lojtari ishte jashtëzakonisht i përfolur rreth transferimit te Manchester City, i cili dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar, transmeton portali arbresh.info.
Kiliani thuhet se ishte i vendosur që t’i bashkohej skuadrës së Pep Guardiolas, por marrëveshja dështoi kur Arsenali nuk arriti të kryente me kohë marrëveshjen me futbollistin e Monacos, Thomas Lemarin.
Raportohej se lojtari nuk ishte aq i dhënë rreth marrëveshjes dhe koha ishte shumë e shkurtër për të finalizuar transferimin prej 92 milionë funta. Kjo bëri që marrëveshja të dështonte dhe lojtari duhet gjithsesi tani të qëndrojë në Arsenal të paktën deri në muajin janar derisa vazhdon të refuzojë nënshkrimin e kontratës së re me klubin londinez.
Prandaj, këtu janë ngritur një numër i madh pyetesh se a do të jetë lojtari më në depoziton për t’i shërbyer klubit apo se a do ta integrojë sërish në skuadër trajneri Arsene Wenger.
Postimi i fundit në Instagram sugjeron që Alexis Sanchez është i gatshëm për Arsenalin derisa vazhdon të jetë pjesë e skuadrës në Emirates.
Padyshim se ky është një lajm i mirë për tifozët e Arsenalit por lojtari mund të mos jetë në gjendje të duhur mendore pas dështimit të transferimit./arbresh.info/
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...