Pak minuta pas Cristiano Ronaldo doli i treti në garën për çmimin ‘The Best’ nga FIFA, faqja e kombëtares së Portugalisë ka bërë një kundërpërgjigje interesante.
Federata e Futbollit të Portugalisë nuk humbi kohë për t’u përgjigjur pasi Lionel Messi rrëmbeu çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të hënën mbrëma.
Ylli i Juventusit që fitoi çmimin e madh të FIFA-s në vitin 2016 dhe 2017, ishte i treti në këtë vit pas argjentinasit dhe Virgil van Dijkut.
Pak minuta pasi 32-vjeçari e fitoi çmimin në Teatro alla Scala në Milano, faqja zyrtare e Portugalisë në Twitter ka lënë një mbishkrim interesant.
“Më i miri”, është mbishkrimi i portugezëve për kapitenin e tyre.
Për vitin e dytë me radhë 34-vjeçari nuk ka shkuar në ceremoninë e FIFA-s, mirëpo që ishte zgjedhur në formacionin e vitit.
https://twitter.com/selecaoportugal/status/1176225351686590466
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...