Google ADS

Portugalia siguron fitoren e parë falë golit të hershëm të Cristiano Ronaldos

15:53 | 20 Qershor 2018
Arbresh Info

Portugalia ka regjistruar fitoren e parë në Grupin B në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Pas barazimit 3 me 3 ndaj Spanjës të premten, kampioni i Kampionatit Evropian ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e Marokut në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e mërkurë) në stadiumin Luzhniki të Moskës duke i dhënë fund kohës së tyre në turneun madhështor, shkruan portali arbresh.info.Superylli Cristiano Ronaldo i dha epërsinë qysh në minutën e katërt kombëtares së tij duke realizuar me kokë për 1 me 0 pas asistimit nga Joao Moutinho.

33-vjeçari, i cili shënoi hat-trick në takimin kundër Spanjës, shkroi histori me golin e hershëm pasi asnjë lojtar evropian nuk ka shënuar më shumë gola ndërkombëtare sesa fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë (85).Skuadra e Fernando Santos rrezikoi portën e Marokut, por goli i Ronaldos doli të jetë vendimtar.

Portugalia me katër pikë qëndron në pozitën e parë të Grupit B i ndjekur nga Irani në pozitën e dytë me tri pikë./arbresh.info/

Të ngjashme