Pasi e drejtoi Portugalinë në triumfet në Kampionatin Evropian 2016 dhe Ligën e Kombeve, trajneri Fernando Santos është shpërblyer me kontratë të re nga ekipi kombëtar.
Trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, Fernandes Santos, ka nënshkruar kontratë të re më kampionen në fuqi të Evropës, për të mbetur në atë post deri të paktën në fund të EURO 2024.
65-vjeçari e mori drejtimin e ekipit kombëtar në vitin 2014 dhe arriti të triumfojë në Kampionatin Evropian 2016, duke e mposhtur Francën në finale, dhe në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur Holandën në finale.
Kontrata e tij e mëparshme i skadonte në fund të Kampionatit Evropian 2020, që megjithatë u shty për një vit shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë.
Santos do të mbetet në krye të ekipit kombëtar deri në fund të këtij turneu dhe, nëse qëndron në këtë post deri në fund të kontratës, do ta drejtojë Portugalinë edhe në Kupën e Botës 2022 dhe EURO 2024.
“Është një privilegj për mua dhe për stafin tim të trajnerëve të vazhdojmë përpara me këtë projekt. Ne e dimë se nuk do të mundë të fitojmë gjithçka, por do të tentojmë”, ka thënë Santos.
Santos – i cili më parë kishte qenë në krye të klubeve si Porto, Sporting dhe Greqisë, e mban rekordin në mesin e trajnerëve të Portugalisë për më së shumti fitore, pasi i ka fituar 44 nga 71 ndeshjet e zhvilluara nën drejtimin e tij. /Gazeta Express/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...