Portugalia e ka mbyllur pjesën e parë me dominim ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Crisitano Ronaldo i kaloi portugezët në epërsi nga penalltia.
Ylli i Al Nassr e realizoi edhe të dytin, kur u asistua prej Joao Felix në minutën e 25-të.
Tre minuta më vonë Bruno Fernandez e shënoi të tretin, ndërsa Goncalo Inacio ishte në rolin e asistuesit.
Për 4-0 u përkujdes Joao Cancelo (32’), ndërsa ylli i Manchester United ishte asistuesi.
Joa Felix e realizoi golin e pestë, ndërsa Otavio e gjeti në mënyrë perfekte kur asistoi në minutën e 41-të.
Duket se pjesa e dytë do të jetë edhe më e tmerrshme për boshnjakët, duke ditur se pranuan pesë herë dhe nuk ia dolën të kundërpërgjigjen. /Telegrafi/
I akuzuari për fajde ‘Curri’ mungon sërish në seancë, mbrojt...
Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur
Kurti: Çdo angazhim për zhvillimin e fëmijërisë, është angaz...
Mbappe shpallet futbollist i muajit te Real Madridi
Pacolli sfidon Kurtin: Na shpjego cila industri ka përfituar...
Haradinaj: Sveçla ka qenë në gjumë kur ka ndodhur sulmi në B...