Google ADS

Portugalia – Kili, gjithçka vendoset në penalti

22:31 | 28 Qershor 2017
Arbresh Info

Finalisti i parë i Kupës së Konfederatave do të vendoset në penalti.

Ndeshja ndërmjet përfaqësues së Portugalisë dhe Kilit ka përfunduar me rezultat 0 me 0 edhe pas 120 minutave lojë, shkruan portali arbresh.info.

Gjysmëfinalja e zhvilluar në kuadër të Kupës së Konfederatave në stadiumin Kazan Arena mbrëmjen e së mërkurës përfundoi pa gola duke lënë gjithçka të vendoset nga penalltitë.

Përfaqësuesja e Kilit kishte dy shanse të jashtëzakonshme gjatë kësaj ndeshje. E para ishte ajo në minutën e 57′ nga sulmuesi Eduardo Vargas që me një goditje të fortë dhe akrobatike nga zona e penaltisë sfidoi portierin Rui Patricio.

Portugalia e Cristiano Ronaldos shpëtoi edhe gjatë pjesës së dytë të kohës shtesë, kur Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal goditën shtyllën me goditjet e tyre.

Finalja e Kupës së Konfederatave zhvillohet këtë të diel./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme