Portugalia ka triumfuar 2-1 përballë Çekisë në ndeshjen e parë në Euro 2024, përkatësisht në Grupin F.
Portugezët dominuan qysh nga fillimi, por në 45 minutat e parë mbrojta çeke ishte e pathyeshme.
Cristiano Ronaldo kishte një mundësi të artë që të shënonte në minutën e 33-të, por që Jindrich Stanek ishte në vend.
Në 45 minutat e dytë ishte një skenar tjetër, me Çekinë që kaloi e para në epërsi.
Ishte Vladimir Coufal, ai që asistoi te Lukas Provod, që realizoi për 1-0 në minutën e 62-të.
Epërsia e çekëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Robin Hranac (69’), ishte fytyra tragjike e kombëtares së tij, duke i barazuar shifrat në 1-1.
Portugezët shkuan me të gjitha forcat në sulm, me Ronaldon që rrezikoi në minutën e 87-të, por që goditi shtyllën.
Nga topi i kthyer, Diogo Jota mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje në ndërtimin e aksionit.
Portugalia nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e fitores me anë të Francisco Conceicao (90+2’), për rezultatin 2-1.
Turqia është lidere e Grupit F me tri pikë, aq sa ka edhe Portugalia, ndërsa Çekia dhe Gjeorgjia janë pa pikë. /Telegrafi/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...