Porto shet portierin Iker Casillas në janar

10:30 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Porto dëshiron të shes portierin Iker Casillas në muajin janar.

36-vjeçari ka qenë në bankinë në tri ndeshjet e fundit te Porto dhe bazuar në ‘El Pais’, kjo është duke ndodhur pasi klubi është duke kërkuar të shtyej atë drejt largimit, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra portugeze raportohet se është paralajmëruar nga UEFA se duhet t’i bindet rregullave financiare dhe për të përmbushur këtë ata duhet të heqin dorë nga Casillas, i cili është lojtari më i paguar i tyre.

Spanjolli fiton 5 milionë euro në vit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme