Google ADS

Porto ka fituar 465 milion euro nga 16 transferime

10:04 | 25 Shkurt 2015
Arbresh Info

Nëse llogarisim 16 transferimet e lojtarëve që ka bërë Porto në dekadën e fundit, na japin një shifër hiq më pak se 465 milion euro.

Në vitin 2004 kur Porto fitoi Ligën e Kampionëve, ata shitën tre yjet kryesore: Ricardo Carvalho kaloi tek Chelsea për 30 milion euro, ashtu sikurse Paulo Ferreira që kaloi për 20 milion euro, ndërsa Deco kaloi tek Barcelona për 21 milion euro. Në vitin 2007, ata shitën Andersonin tek Manchester United për 31 milion euro dhe Pepen për 30 milion euro tek Real Madridi. Në vitin 2008, Ricardo Quaresma kaloi tek Inter për 24 milion euro, ndërsa Jose Bosingwa kaloi tek Chelsea për 20 milion euro si ndërrim.

Një vit më vonë, ata shitën Lisandro Lopezin tek Lyoni për 24 milion euro dhe Lucho Gonzalez tek Marseille për 19 milion euro. Në vitin 2010, Bruno Alves kaloi tek Zeniti për 22 milion euro. Në vitin 2011, Radamel Falcao kaloi tek Atletico Madrid për 40 milion euro. Në vitin 2012, Hulk kaloi tek Zeniti për 60 milion euro.

Në vitin 2013, tek Monako kaluan James Rodriguez për 45 milion euro dhe Joao Moutinho për 25 milion euro. Sezonin e kaluar Nicolas Otamendi kaloi tek Valencia për 12 milion euro, dhe Eliaquim Mangala (56% e të drejtave të tij) dhe Fernando Reges (80% e të drejtave të tij) tek Manchester City për 30 milion euro, përkatësisht  12 milion euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme