Google ADS

Portieri që shkëlqeu në Euro 2024 afër transferimit tek Liverpooli

09:29 | 21 Gusht 2024
D.H

Liverpool tash e disa javë ka objektiv portierin e Valencais dhe të kombëtares së Gjeorgjisë, Giorgio Mamardashvilli.

Gardiani gjeorgjian shkëlqeu në Kampionatin Evropian dhe ra në sy të klubit anglez, shkruan Arbresh.info.

Teksa sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, “The Reds” janë në fazën finale të përfundimit të marrëveshjes.

“Lëvizja e Giorgi Mamardashvili në Liverpool për qershorin e vitit 2025 tani është afër, duke kaluar në fazat e fundit!

“Liverpool dhe Valencia janë në kontakt për të rënë dakord për strukturën e shtesave, paketën mbi 35 milionë euro”.

“Mamardashvili do të qëndronte në Valencia në huazim një sezon”, shtoi Romano.

Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Arne Slot verën e ardhshme pasi këtë sezon do të qëndroj si huazim tek skuadra e Valencias.

Kujtojmë se në garë për gardianin e portës së Valencias ishte edhe Manchester City e Bornemouthi./Arbresh.info

Të ngjashme