Google ADS

Portieri i Manchester Cityt i bashkohet Kosovës

17:09 | 26 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas disa muajve të bisedave të frytshme sot portieri i Manchester City-t Arjanit Muriqi i tha po Kombëtares A të Kosovës. Duhet cekur se Arjaneti është portier 20 vjeçar me larësi 1.98 cm dhe luan për U-23 të Machester City dhe ka kontratë deri më 2021.

Në një bisedë telefonike babai i Arjanetit, z. Samir Muriqi duke shprehur kënaqësinë e tij dhe duke falënderuar krerët e FFK-së tha:” Jam shumë i lumtur që pas shumë bisedave që patëm me krerët e FFK-së dhe pas bashkëbisedimit me djalin tim Arjanetin, vendosi që të i bashkohet Kosovës përkatësisht Kombëtares A. Arjaneti ishte pjesë e Kombëtares malazeze natyrisht për të rinjtë, por ai dhe unë si baba vendosë të i themi po Kosovës e të i bashkohemi trungut tonë të cilit i takojmë.

Besojë se Arjaniti do të japë kontributin e tij dhe se Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Të kuptohemi ne nuk po e tradhtojmë as Malin e Zi por ata nuk kanë qenë të gatshëm të i gjejnë një vend në Kombëtaren A, kësisoj ne bëmë zgjedhjen e duhur.

Unë besojë se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresojë që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe urojë gjithë të mirat”.

Ndërkaq, presidenti i tanishëm i FFK-së z. Agim Ademi, i cili ishte pjesë e bisedimeve me Arajnetin, për ardhjen e tij u shpreh:” Me vjen mirë që pas shumë muajve bisedimeve që patëm me këtë futbollist të ri e shumë talentuar arritëm mirëkuptim që të na bashkohet në rrugëtimin tonë për Ligën e Kombeve. Ne nuk do të ndalemi por do të kërkojmë edhe futbollistë tjerë që luajnë nëpër Evropë, por shtabi teknik i Kombëtares A do të vëzhgojë edhe futbollistët nga Ipko Superliga e Kosovës”.

Nga ana tij, menaxheri Bajram Shala me këtë rast tha:” Ne kemi qenë në kontakt me Arjanetin që disa muaj, nëpërmjet Zekrija Shabanit që vepron në Zvicër dhe ka ndihmuar në çështjen e tij. Madje edhe tashmë presidenti i ndjerë Vokrri dhe presidenti i tanishëm Agim Ademi, patën takim me Arjanetin dhe babanë e tij, kështu që interesimi ynë për të nuk është i tanishëm. Përveç tij së shpejti presim të afrohen edhe disa futbollistë të rinj që janë në vende të ndryshme në Evropë”. Edhe ndihmësi i përzgjedhësit Chalandes z. Ramush Gashi është shprehur i kënaqur me ardhjen e Arjanetit duke thënë se Kosova ngadalë po forcon radhët e veta për të qenë një Kombëtare respektabile.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme