Padyshim që pritja e panalltisë së Lionel Messit nga portieri i Islandës, Hanes Halldorson ka bërë shumë bujë.
34-vjeçari, që aktivizohet me Randers në Danimarkë, tashmë mund të ketë mundësin te reja pas Botërorit nëse vazhdon të mbaj këtë ritëm të lartë të paraqitjes së tij.
Hanes Halldorson tregon se si arriti të bllokonte yllin e Argjentinës, duke i siguruar një pikë plot vlera Islandës së tij.
“Të jem portier i parë i Islandës në këtë Botëror është diçka e jashtëzakonshme për mua, akoma më shumë t’i prisja edhe një penallti futbollistit më të mirë në botë. Një ëndërr e bërë realitet, për më tepër që u shoqërua edhe me 1 pikë në fund. Unë i kisha studiuar penalltitë e tij, sepse e mendoja se diçka e tillë mund të ndodhte. Kam parë me kujdes shumë penallti të tijat, dhe e dija se do të gjuante ashtu” – tregon Halldorson.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...