Milan është ndalur në barazim nga skuadra modeste e Beneventos në 2 me 2 në kuadër të Serie A.
Kjo ishte edhe ndeshja e parë zyrtare e Genaro Gatussos si kryetrajner i Milanit.
Milani ishte duke fituar deri në minutën e fundit të takimit me rezultat 1 me 2 dhe ishte afër fitores por kështu nuk mendoi portieri i skuadrës vendase, Alberto Brignoli.
Brignoli iu bashku bashkëlojtarëve të tij në sulm në aksionin e fundit të ndeshjes, dhe shënoi me kokë nga korneri për të barazuar rezultatin 2 me 2.
“Jo se nuk besoja se do të shënoja, por kishte një probabilitet shumë të vogël që të bëja diçka të tillë”, deklaroi ai pas ndeshjes.
“Jam i kënaqur për të gjithë, por më veçanërisht, për presidentin, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. 30 sekondat e fundit? Nga stoli më thanë që të shkoja tek porta e Milanit. Unë shkova, mbylla sytë kur pashë topin që po vinte unë kërceva si portieri, jo si një sulmues, dhe realizova një gol të çmendur”, deklaroi Brignoli.
/arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...