Portieri i skuadrës holandeze, i cili ka prejardhje kosovare ka folur në lidhje me ftesat nga dy kombëtarët shqiptare.
Diant Ramaj i cili aktualisht ruan portën e skuadrës së Ajaxit, ka konfirmuar se Kombëtarja e Shqipërisë si dhe Kombëtarja e Kosovës, i janë ofruar, mirëpo ai është në pritje të ftesës nga Kombëtarja e Gjermanisë.
“Unë duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj atë shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë u thashë që kam nevojë për kohë, gjithashtu sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë”- ka thënë Ramaj në një intervistë për mediumin holandez, Her Parool.
22-vjeçari është ne dijeni se kombëtarja gjermane ka emra të mëdha, ndërsa ftesa është shumë e vështirë, mirëpo ai ende mban shpresa të zë vend tek seleksionimi i selektorit Julian Nagelsmann.
Portierët e Gjermanisë janë mbi tridhjetë vjeç. Kur shikoj vendet e tjera, ekziston një portier i ri kudo. Nuk po them se duhet të shkoj si portier i parë atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t’i tregojë botës se një brez i ri po vjen. Në këtë moshë unë jam portier i parë te një klub i madh siç është Ajaxi. Ndoshta pres më kot. Nga ana tjetër, nuk dëshirojë ta zbulojë më vonë se mund të isha portier i Gjermanisë. Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën i shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë”- ka përfunduar ai.
Ajaxi në ligën holandeze, aktualisht gjendet në pozitën e 5-të me 25 pikë, ndërsa liderë i tabelës është PSV të cilët kanë plotë 48 pikë. /Arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor