Portieri i Arsenalit, Petr Cech, nuk është i interesuar që të spekulojë për të ardhmen e tij, edhe pse po flitet për një rikthim te Chelsea teksaai shprehu edhe përkrahjen për Mesut Ozilin.
Ozil u largua nga kombëtarja gjermane pas një furie të polemikave në Gjermani për shkaktë një takimi të tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Mesfushori ka aluduar në racizëm te gjermanët, kurse Cech e ka përkrahur atë maksimalisht.
“Ai po stërvitet mirë. Ai është i lumtur që është me ne dhe që do të jetë gati për këtë sezon”.
“Ai ka punuar shumë kështu që shpresoj se do të jetë 100 për qind i përgatitur”.
“Ozil ka mbësthetjen e ekipit dhe shpresojmë se do të jetë në nivel të lartë që të luajë me ne”, deklaroi portieri.
Sa i përket të ardhmes së tij, portieri thotë se ka kontratë me Arsenalin dhe është i fokusuar në sezonin e ardhshëm me klubin.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...