Google ADS

Portieri Buffon kaplohet nga lotët gjatë përkujtimit të Astorit në ndeshjen Juve – Udinese

19:25 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, vazhdon ta përjetojë më së rëndi vdekjen e bashkëkombësit të tij dhe lojtarit të Fiorentinës, Davide Astori.

Vdekja e papritur e Davide Astorit, ka tronditur futbollin italian.

Për herë të parë pas vdekjes së tij, janë këtë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e Serie A, transmeton Lajmi.net.

Në nder të tij, të gjitha ndeshjet në Serie A kanë filluar me një minutë heshtje. E gjatë nderimit të veprës së Astorit, në ndeshjen Juventus – Udinese, portieri Gianluigi Buffon nuk ka mundur t’i mbajë lotët, ku ishte i ulur në bankinën e rezervistëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme