Nuk është më risi që lojtarë nga kampionati i Kosovës ose pjesë e përfaqësueses t’i bashkohen kampionatit shqiptar, rastet nuk janë të pakta vitet e fundit, Jashanica, Mazrekaj apo edhe Latifi sa për të përmendur disa, megjithatë mund të jetë një risi afrimi i portierëve nga shteti më i ri në Ballkan.
Kukësi vendosi të nënshkruante me Faton Malokun dhe gjasat janë që 26-vjeçari të luftojë për një vend titullari me Stivi Frashërin.
Në Superiore aktualisht janë dy portierë me pasaportë blu që mbrojnë kuadratin e Kamzës dhe Flamurtarit. Ilir Avdyli morri postin e titullarit dhe megjithëse pati ndeshje ku nuk shfaqi maksimumin, në tërësi paraqitjet e tij ishin pozitive.
Adis Nurkoviç është boshnjak, por ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Portieri i Flamurtarit është një tjetër element që ka ardhur nga dardanët në kampionatin shqiptar.
Praktikisht sezonin e ardhshëm, gjithnjë nëse Nurkoviç rinovon kontratën dhe Avdyli vijon me Kamzën, 3 nga 10 portierët e Superiores do të jenë nga Kosova, pra 30%.
Per hir të së vertetes historia e dashurisë ka nisur herët, me Arjan Beqajn që në vitet 90 u bë pjesë e Partizanit, ndërsa dekadën e fundit në përfaqësuese kuqezi përveç Beqajt kemi pasur Ujkanin, teksa kapiteni aktual i kombëtares shqiptare është pikërisht një portier nga Kosova, Etrit Berisha./SS/
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi