Matej Delac ishte transferuar në Chelsea në vitin 2010 nga skuadra kroate Inter Zapresic.
Delac që nga atëherë është huazuar në 10 skuadra të ndryshme, transmeton arbresh.info.
25 vjeçari ka pasur probleme edhe me sigurimin e lejes së punës në Britani të Madh duke ia mohuar debutimin e tij me Chelsea.
Delac ende nuk ka arritur të sigurojë lejen e punës dhe mund të mos paraqitet për Chelsean në asnjë ndeshje zyrtare.
Sezonin e kaluar ishte i huazuar në Belgjikë te Mouscron.
“Po, shumë shpejtë mund të largohem nga Chelsea”, tha kroati për SportSport.
“Shumë njerëz më pyesin se a jam penduar për kalimin tim në Chelsea në moshë të re por unë nuk jam penduar dhe as që do të pendohem. Karriera mund të jetë gjithnjë më e mirë, unë jam 25 vjeçar dhe kam kaluar nëpër shumë sfida, kam takuar shumë trajner, lojtarë kështë kam fituar një eksperiencë të madhe”, shtoi Delac.
“Problemi nuk ishte te kualitet e mija, Chelsea gjithmonë ka besuar në mua, ata më kanë vazhduar kontratë disa herë por problemi ishte te leja e punës” përfundoi portieri kroat. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?