Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se nuk është lejuar të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik U21.
Presidenti i Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, ka njoftuar menjëherë edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), transmeton Arbresh.info.
Te kjo organizatë thuhet se është pritur me shqetësim vendimi i nikoqirëve.
“Pavarësisht përpjekjeve të FVK-së, që të ndërmarrë të gjitha hapat për të garantuar hyrjen e Kombëtares sonë U21 te vajzat në BeH, kjo ka qenë e pamundur. Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat. Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëherë edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim. Është për keqardhje kur po jetojmë në vitin 2023, akoma politika triumfon mbi sportin”, thuhet në njoftimin e Federatës.
FVK ka kërkuar që Bosnjë e Hercegovinës ti merret e drejta për organizimin e kësaj gare./Arbresh.info/
Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan, zbulohen detaje nga...
Thuram largohet nga grumbullimi i Francës
Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Musliu-Shoshi: Ka a...
Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po a...
Komandanti i KFOR-it priti në takim Sorensenin, diskutuan pë...
“Ç’njerëzi”, Krasniqi reagon për moslejimi...