Google ADS

Policia sqaron arrestimin e kapitenit të Manchester United

14:05 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguier, është arrestuar nga policia në Greqi, saktësisht në Mykonos.

Mbrojtësi anglez ishte përfshirë fillimisht me një zënkë me disa turistë anglezë, dhe pastaj me policinë.

Sipas njoftimit të policisë në Mykonos, Maguire ka qenë fillimisht abuziv me fjalët e tij drejtuar oficerit, dhe pastaj e ka goditur atë.

“Futbollisti ishte verbalisht abuziv me një oficer, dhe pastaj e goditi atë”, thuhet në njoftimin e policisë për Reuters.

Incidentin e Maguire e ka konfirmuar edhe Manchester United.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme