Google ADS

Policia në kërkim të ish-lojtarit të Atletico Madridit| Tërhoqi zvarrë ish-gruan pasi e zuri me një tjetër në makinë

12:47 | 15 Prill 2022
S D

Ish-lojtari i Atletico Madridit, tani i Boca Juniors, Eduardo Salvio thuhet se është ‘në arrati’ nga policia në Argjentinë pasi dyshohet se ka përplasur apo tërheq zvarrë ish-bashkëshorten e tij me makinë.

Salvio, i cili luajti në Evropë si me Benficën ashtu edhe me Atletico Madridin, është rikthyer duke luajtur në vendin e tij, pasi u transferua në Boca Juniors në vitin 2019, nëntë vjet pasi u largua nga Amerika e Jugut.

Të enjten në mëngjes, ish-bashkëshortja Magali Aravena, nga e cila ai u nda së fundmi pas 10 vitesh së bashku, raportoi mesfushorin për ‘tërheqjen zvarrë’.

Sipas gazetës argjentinase Ole, Aravena tha se 31-vjeçari drejtoi makinën e tij drejt saj në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në periferi të Puerto Madero të Buenos Aires.

 

“Gruaja shkoi për të folur me burrin e saj, i cili ishte në makinën e tij me një grua tjetër. I dyshuari u largua me makinë përpara dhe e goditi zonjën Aravena”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Aravena shkoi në spital pas incidentit, por shefi i ambulancës së Buenos Aires, Alberto Crescenti zbuloi se lëndimet ishin të lehta.

“Ne u thirrëm nga policia e qytetit dhe gjetëm një grua me goditje në këmbën e saj të djathtë. Megjithatë, lëndimi ishte i lehtë dhe ajo nuk u dërgua në spital”, ka thënë Crescenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme