Policia i drejtohet qytetarëve: S’ka sonte bileta, hajdeni nesër, në FFK nuk lajmërohen në telefon

20:12 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Shkaktohet kaos total rreth shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë –Maltë e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve të enjten në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Policia ka përdorur gazlotsjellës dhe sprej për largimin e qytetarëve që ishin duke pritur në një pikë ku shiteshin biletat në sheshin e Prishtinës.

Mbyllja e pikës së shitjes së biletave shkaktoi pakënaqësi te qytetarët, ndërsa policia u tha se i kanë dy mundësi “të largohen vetë, ose do të largohen me forcë”.

Policia iu drejtuar qytetarëve me këto fjalë: “S’ka sonte bileta, hajdeni nesër”.Pasi që nuk iu bindën këtij urdhri, Policia ka nisur që t’i largojë me forcë.

Deri më tani asnjë zyrtarë i FFK-së nuk ka dalur me ndonjë koment apo qëndrim, rreth këtij kaosi që u krijua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme