Nga Argjentina vjen historia e fundit e dhunës në fushat e futbollit, edhe pse këtë herë nuk janë protagonistë futbollistët apo tifozët, por policia.
Në fund të ndeshjes Atletico Defensores-Las Parejas, finale e kampionatit provincial të “Santa Fe”, që përfundoi 2-0, lojtarët miq shkojnë për të protestuar ndaj gjyqtarit për mënyrën e sjelljes me bilbil gjatë lojës.
Një protestë civile, sipas Las Parejas, një protestë shumë e zjarrtë për policët, që filluan të gjuajnë me plumba të mëdha gome mbi lojtarët.
Plagët në trupin e futbollistëve nuk lënë asnjë dyshim. Shumë prej tyre përfunduan në spital. Më e keqja, njëri mori një plumb në sy, ndërsa një tjetër 15 plumba gome në trup. /Telesport/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani