Kreu i policisë së Parisit ka pranuar se ka pasur një “dështim” në finalen e Champions League, dhe me vonesë u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpoolit, të cilëve iu hodh gaz lotsjellës.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit u shty për rreth gjysmë ore më 28 maj, për shkak të skenave kaotike jashtë ‘Stade de France’, me mijëra mbështetës të Liverpoolit të ndaluar për të hyrë.
Policia franceze më pas spërkati me piper tifozët teksa prisnin të futeshin brenda, shkruan DailyMail, raporton arbresh.info.
Deri më tani, nuk ka pasur falje nga autoritetet franceze, të cilat në vend të kësaj kanë pretenduar se kaosi u shkaktua nga mbështetësit e Liverpoolit./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?