Google ADS

Policia e Kosovës, prezente tek FFK-ja më pak se një orë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor

10:33 | 6 Prill 2022
KRG

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, kur ka mbatur edhe më pak se një orë nga mbajtja e Kuvendit Zgjedhor.

Pamjet nga selia e FFK-së ku shihen disa policë në gatishmëri dhe duke e mbajtur rendin, në rast se mund të eskalojë situata para, gjatë apo edhe pas Kuvendit Zgjedhor, kur dihet se disa klube janë të pakënaqura dhe e konsiderojnë si të parregullt dhe të jashtëligjshëm këtë Kuvend.

lexo edhe:

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, gazetarët nuk lejohen të futën as në oborrin e selisë

Gjithashtu, edhe sigurimi privat është prezent para zyrave të FFK-së, me një listë në dorë, në të cilën gjenden emrat e atyre që do të jenë prezentë në Kuvend Zgjedhor, i cili do të fillojë në orën 11:00.

Agim Ademi është kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së pasi i siguroi shumicën e nënshkrimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme