Shkupin e pret një ndeshje e madhe dhe historike. Shkëndija e Tetovës do të pres gjigantin Milan, në suaza të rrethit të katërt të kualifikimit për në Europa League.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka apeluar me njoftim deri tek qytetarët dhe tifozët që do të jenë në stadium për këtë super ndeshje. ”Apelohet deri te të gjithë personat që do të udhëtojnë në Shkup, që sa më herët të hyjnë në stadium dhe mos të qëndrojnë para hymjeve.
Njëkohësisht njoftohen gjithë ata persona që do të udhëtojnë me mjete private, t’i parkojnë veturat në vendet e duhura, pasi në të kundërtën do të ketë gjoba.,raporton tetova.com
Vendparkimet që mund t’i shfrytëzojnë janë: Parkingu i kopshtit zoologjik, Ballkanika, parkingu i hotelit “Aleksandar Palace”, parking i palestrës sportive “Boris Trajkovski” dhe parkingu para Ambasadës së Amerikës.” thuhet në apelin e policisë. Përballja Shkëndija-Milani luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të ndeshjes. Të njëjtat do të mbyllen 45 minuta para fillimit të ndeshjes.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora