Google ADS

Policia arreston 12-vjeçarin, i cili abuzojë në bazë racore Wilfried Zaha-n

18:18 | 12 Korrik 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha kishte pranuar mesazhe raciste online para ndeshjen ndaj Aston Villa-s.

Një ndër mesazhet ishte ai i një 12-vjeçari, i cili e ka prekur shumë sulmuesin me prejardhje nga Bregu i Fildishtë, transmeton portali arbresh.info.

“Me mirë nëse nuk shënon nesër ti zezak. Ose do vijë në shtëpinë tende i veshur si fantazmë”, kishte shkruar ai.

Ky abuzim në bazë racore ka ndikuar te lojtari, ndërsa sot (e diele) policia ka arrestuar djaloshin.

“Jemi në dijeni të mesazheve racore drejtuar futbollistëve dhe jemi duke shikuar, kemi arrestuar një djalë.
12-vjeçar nga Solihull është marrë në pyetje.
Faleminderit të gjithëve. Racismi nuk do tolerohet”, ishte shkruar në njoftimin e policisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme