Një polic ka vdekur pasi një përplasje me huliganët e futbollit para ndeshjes së sotme në Evropa Ligë ndërmjet Spartak Moscow dhe Atletico Bilobaos.
Tifozët shkaktuan trazira në Bilbao këtë mbrëmje (e enjte) para ndeshjes kthyese në Evropa Ligë ndërmjet skuadrës ruse Spartak Mocow dhe klubit nikoqir Atletico Bilbao, transmeton portali arbresh.info.
Një polic është vrarë pasi ka pësuar një sulm në zemër gjatë dhunës para ndeshjes.
Forca policore e qytetit ishte e përgatitur, por nuk ia arritën të mbajnë nën kontroll situatën.
Në një gjendje të tmerrshme, zyrtari policor pësoi një sulm kardiak. Ai me nxitim u dërgua në spital dhe u konfirmua i vdekur rreth orës 22:00.
Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime jo fatale derisa ‘AS’ raporton gjithashtu që një polic ka pësuar lëndime në kokë, megjithëse nuk ishte e qartë nëse kjo i referohet personit të vdekur.
Pesë persona, përfshirë tre tifozë rusë, janë arrestuar./arbresh.info/
https://twitter.com/radiobilbao/status/966780648835944450
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?