Polici Anton Cena nuk pranon asnjë medalje për policinë e Kosovës…

11:34 | 17 Tetor 2018
Arbresh.info

Polici Anton Cena nuk pranon asnjë medalje për policinë e Kosovës pos medaljes së artë. Xhudisti veteran, njëherësh trajner i KXH Policit nga Prishtina dhe Studentit nga Vushtrria, ka fituar tetë medalje të arta në rrafshin ndërkombëtar si veteran.

“Planet nuk shkuan ashtu siç i bëra unë për vitin 2018, megjithatë në realizimin e planeve për të përmbushur dëshirat e mia që në vitin 2018 t’i fitoj të gjitha titujt në Evropë dhe Botë për Veteran si për Polic ashtu edhe civil. Megjithatë sivjet arrita të i fitoj 4 medalje të arta.

  1. Kampion Evrope për vitin 2018 për Veteran vetjak,
  2. Ekipor për Suedi.
  3. Kampion Evrope për Polici dhe Zjarrfikës për Veteran.
  4. Kampion Evrope për Seniorë në BJJ Brazilien

Ju Jitsu për Polic dhe Zjarrefikës.

Jam i dëshpëruar që sot nuk jam në Cancun të Meksikës në Kampionat Botëror për Veteran, megjithatë le të i gëzohen fitores edhe të tjerët.

Faleminderit Policisë së Kosovës për këto të arritura se pa ta ëndrrat e mia do të kishin ngelur vetëm ëndrra të pa realizuar.

Faleminderit shumë klubit të xhudos “ Polici” që më kanë asistuar çdo herë.

Faleminderit Klubit të xhudos “ DUKLE” Banska Bystrica për përgatitje falas.

Faleminderit familjes për mbështetje dhe për kohen që isha larg tyre.

Faleminderit shumë gazetarëve dhe mediave Elektronike për hapësira të shpeshta sidomos Moderatores Edonea Demiqi Haxhiu

Pra e gjithë kjo ishte përmbledhje e një mozaiku i të gjitha të arriturave të mia për vitin 2018.

Tani më duhet që ta shëroj ligamentin e gjurit që në viti 2019 të i realizoj të gjitha garat deri në Kampionat Botëror!”, shkruan Cena

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme