Dy francezët do të përballen kundër njëri-tjetrit në finalen e FA Kupës të shtunën, me sulmuesin e Chelsea që ka thënë se duhet të shikojnë mundësinë se si ta ndalin bashkatdhetarin e tij
Olivier Giroud konsideron se Paul Pogba ka një “talent të madh” dhe beson se potenciali i tij do të shpaloset edhe nesër me Manchester Unitedit por edhe për Francën vetëm nëse ai qetësohet dhe nuk rri temperament në fushë.
“Ai është njëri nga lojtarët për të cilët Chelsea duhet të shqetësohet – ai është njëri prej lojtarëve kryesor të Manchester”, tha Giroud për Evening Standard.
“Paul ka një personalitet special. Ai është shumë i përkushtuar në fushë dhe ka shumë pasion. Ai është një lojtar shumë i mirë të cilën gjë e ka treguar. A e ka treguar ende me të mirë në Premier Ligë? Paul ende është i ri dhe pritet shumë nga ai pasi që ka një talent të madh”, ka thënë ai.
“Njerëzit asnjëherë nuk duhet të jenë të qetë për lojtarë të tillë. Ai vetëm duhet të përmirësohet – ai mund të përmirësohet shumë. Sepse ai ka një talent të madh. Ne do të shohim edhe më shumë talent nga ai në të ardhmen. Vetëm shpresojë që kjo të vije pas ndeshjes se të shtunës”.
Pogba ka shënuar gjashtë golla dhe ka bërë 11 asiste për United këtë sezon, por më shumë i ka ndërruar frizurat dhe është marrë më vonë sesa ka bërë ndonjë paraqitje që mund të mbahet mend për paraqitjet e tij
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...