Paul Pogba ka insistuar se është i gjithi i përqendruar në Manchester Unitedin, përkundër spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin me një largim nga “Old Trafford”.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pohoi para derbit të Mançesterit në prill se agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ia kishte ofruar Cityt mesfushorin francez dhe bashkëlojtarin e tij në atë kohë, Henrikh Mkhitaryan, gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.
Por, tani i pyetur rreth këtyre thashethemeve, si dhe spekulimeve se ai mund të largohet në verë, Pogba ka thënë për Canal Football Club: “Tani, jam në Manchester United dhe sinqerisht po mendoj vetëm për të tashmen. Transferimet nuk i kam në mendje”.
“Jemi në finale të FA Cup dhe Kupa e Botës është afër”, shtoi ai.
Ndërkohë, në lidhje me mundësinë për t’iu bashkuar kampionit francez, PSG-së, ai theksoi: “E dini, sikur t’i dëgjoja të gjithë të tjerët, tani do të isha çdokënd [në çdo klub]”
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...