Mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba është afër që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Manchester United-in.
Sipas SunSport, “Djajtë e Kuq” janë të bindur që francezi do nënshkruajë kontratën e re në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Pogba ka ndryshuar vendimin dhe dëshiron të mbetet në “Old Trafford”, me dallim nga vera e kaluar, ku dëshironte largimin.
Thuhet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është një ndër arsyet kryesore pse Pogba ka vendosur ta rinovojë kontratën.
Të interesuar për Pogba mbesin Real Madrid-i dhe Juventus-i, skuadra të cilat janë duke pritur merkaton verore për të bërë ofertat e tyre.
Kontrata momentale lojtarit i skadon verën e vitit 2021, kurse kartoni i tij vlen rreth 75 milionë euro./arbresh.info.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...