Google ADS

Pogba thyen heshtjen pas fitores të United kundër Cityt

16:31 | 9 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka dërguar mesazh për tifozët pas fitores së skuadrës ndaj Manchester Cityt.

Dje “Djajtë e Kuq” në “Old Trafford” mposhtën “Qytetarët” me rezultat 2 – 0, transmeton portali arbresh.info.

Francezi mbetet i lënduar, por pozitën e tij është duke e zëvendësuar mjaftë mirë Bruno Fernandes që ka fituar besimin e tifozëve.

Shumica e tifozëve besojnë se fituesi i Kupës së Botës mund të largohet, pasi portugezi është edhe më i mirë.

Mirëpo, Pogba përmes një Instastory ka shënuar “Manchesteri është i kuq”, gjë që ka bërë të këtë spekulime se lojtari do qëndrojë te gjiganti anglez.

United momentalisht renditët në pozitën e pestë, tri pikë me pak se Chelsea që është në vendin e katër, pozitë e cila të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme