Google ADS

Pogba: Të luaj për Real Madrid-in është ëndërr për mua

18:49 | 8 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba ka shprehur admirimin e madh që ka për Real Madrid-in.

Francezi para dy viteve ishte i lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”, transferim që dështoi shkaku që Manchester United-i kërkonte mbi 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit, Real-i këtë verë nuk provoi transferimin e Pogba-s, derisa lojtari në konferencë për media zyrtarisht ka zbuluar admirimin e madh për “Mbretërit”.

“Të gjithë lojtarët do donin të luajnë për Real Madrid-in”.

“Ndoshta do mbetet ëndërr. Është ëndërr për mua që të luaj aty, pse jo ndoshta një ditë”, ishin fjalët e tij.

Kontrata Pogba-s i skadon në fund të edicionit dhe nuk dihet nëse do ta rinovojë kontratën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme