Pogba “shumë i tundur” nga një lëvizje te PSG këtë verë

18:25 | 14 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Siç raportohet nga “Le Parisien”, Paul Pogba është shumë i interesuar për një kalim te PSG në fund të kontratës së tij me Manchester United në verë.

“Djajtë e Kuq” i kanë ofruar tashmë mesfushorit francez 2 milionë euro në mauj për të zgjatur qëndrimin e tij në Old Traffod,por, sipas gazetës parisienë, Pogba është i etur për një sfidë të re.

“Ne kemi shumë oferta për të, duke përfshirë një zgjatje të kontratës. Ne do të shohim se çfarë është më e mira për të”, tha agjenti i lojtarit, Mino Raiola javën e kaluar.

Real Madridi, Juventusi dhe Bayern Munchen janë të gjithë të prirur për të nënshkruar me Pogban./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme