Sipas trajneri spanjoll, Rafa Benitez, mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba nuk mund të konsiderohet lojtar i klasit botëror dhe në të njëjtin nivel si legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Reprezentuesi i Francës bëri kthimin e tij në veprim ndaj Neëcastlet të Benitezit pas një mungese të gjatë nga lëndimi.
Pogba u kthye në mënyrë të përsosur në Old Trafford, duke shënuar gol dhe duke dhuruar një paraqitje të mirë që ndihmoi Djajtë e Kuq të Jose Mourinhos për një fitore bindëse 4-1.
24-vjeçari ishte para një kohe transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave dhe pati shumë lëvdata për të duke u ngritur në qiell, por ish-trajneri i Liverpoolit, Benitez beson se ai ende ka kohë për tu vendosur në grupin ikonave moderne të futbollit, pasi u pyet nga gazetarët për krahasimet midis Pogbas dhe Gerrardit.
“Ata janë të ndryshëm. Stevie ishte një lojtar i klasit botëror lartë për shumë vite”, ka thënë fillimisht Benitez.
“Ai ishte shumë i qëndrueshëm dhe mund të bënte diferencën në çdo lojë, me ose pa top. Ai ishte një lojtar i klasit botëror”.
“Pogba është një lojtar i madh, por ai ende duhet të jetë i qëndrueshëm për shumë vite si Stevie që ishte për 10 apo 15 vjet”.
“Pogba nuk është lojtari im, kështu që nuk kam nevojë të flas shumë për të. Ai është një lojtar i madh, si shumica e lojtarëve të Manchester Unitedit”.
“Por, unë jam i përqendruar në përpjekjet e mija për të përmirësuar lojtarët e skuadrës sime”, përfundoi trajneri spanjoll.
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...