Mourinho i ka quajtur gënjeshtra raportimet se ka prishur marrëdhëniet me Pogban.
Vendimi për ta lënë në stol Paul Pogban dhe për ta nxjerrë nga ndeshja në tri sfidat e fundit, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet për raportet mes francezit dhe trajnerit, Jose Mourinho. Madje u raportua se Real Madridi ka bërë gati 120 milionë euro dhe dëshiron të shfrytëzojë këtë tollovi të krijuar te Djajtë e Kuq.
Por, Jose Mourinho ka reaguar ashpër duke i quajtur gjitha gënjeshtra, teksa i dërgoi mesazh Pogbas se nuk është ai që ishte kur u transferua nga Juventusi për 89 milionë funte.
“Kur ju thoni se ka shumë spekulime, duhet të thoni ka shumë gënjeshtra sepse unë e pranoj dhe Pogba e pranon se nuk është duke luajtur mirë në ndeshjet e fundit, kjo është e gjitha”, u shpreh Mourinho.
“Është problemi im, problemi i lojtarit. Është gënjeshtër e madhe që nuk kemi raporte të mira, gënjeshtër e madhe që nuk komunikojmë, është gënjeshtër e madhe që nuk pajtohemi me pozicionin e tij në fushë”.
“Kështu që, jeni realist dhe thoni atë që të gjithë e dimë: në disa ndeshje të fundit nuk ka luajtur mirë dhe kjo është e gjitha. Tani është problemi im dhe i Pogbas që të tentojmë të përmirësojmë paraqitjet e tij”, theksoi mes tjerash Mourinho. /Gazeta Express/
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...