Paul Pogba është gati të lërë Manchester United nëse Jose Mourinho do të vazhdojë të drejtojë në “Old Trafford”.
Marrëdhënia mes të dyve ka prekur pikën kritike këtë muaj, kur trajneri portugez e ka lënë jashtë formacionit. Ndërkohë, menaxheri italian i mesfushorit, Mino Raiola, mësohet të ketë nisur bisedimet me Real Madrid për mundësinë e transferimit në verë, edhe pse në kontratë, Pogba ka një klauzolë që mund të blehet nga Juventus për 60 milionë euro.
“The Sun” citon një burim nga Manchester United: “Marëdhënia mes tyre është e ftohtë dhe Paul ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nëse Mourinho do të qëndrojë”.
Vetëm një muaj më parë, trajneri portugez zgjati kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2020, edhe pse ai është nën presion për shkak të rezultateve që ende nuk bindin./TopChannel
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...